Kultura

Adelina Ismaili me këngë të re “Ku ma ke”

Këngëtarja  e famshme kosovare, Adelina Ismaili ka lançuar këngën e saj më të re, “Ku ma ke”.

Këtë herë ajo ka bashkëpunuar me kompozitorin e mirënjohur nga Shqipëria, Ardit Gjebrea, i cili është kujdesur për muzikën dhe tekstin.

Kënga e Adelinës mund të jetë një hit i ri veror sidomos për faktin se peizazhet e klipit janë gjiruar kryesisht me pamje të nxehta verore në qytetin bregdetar të Vlorës.

Klipi është realizuar nga “Iliada Entertainment” në bashkëpunim me “Pik Studio”.