CH-Ballkani
Adhuruesi i Trumpit nga “Republika Srpska” nuk udhëton në SHBA
Një rrëfim skurril i botuar në NZZ mbi udhëtimin e dështuar një fabrikanti serb të Bosnjës në SHBA, për inaugurimin e presidentit të ri, Donald Trump
Filloi me një shpallje të pafaj të simpatisë për Melanie Trump. Por pastaj fabrikanti boshnjak i këpucëve (nga Republika serbe e Bosnjës) u ngatërrua në politikën e lartë.
Fjala është për Marinko Umicevic-in, fabrikantin e këpucëve nga qyteti Banja Lluka në Bosnj, shkruan nzz.ch. Ai ka arritur njëfarë afirmimi pasi që në muajin gusht të vitit të kaluar, kur ishin fare të pakët ata që besonin në fitoren e Trumpit, ia kishte dërguar dhuratë dy palë këpucë të bukura gruas së tij, Melanie Trump. Ai e kishte bërë këtë dhuratë, kështu kishte thënë atëbotë, sepse atij i pengonin komentet zhvlerësuese mbi bashkëshorten e kandidatit presidencial, përcjell albinfo.ch. Sepse ajo ishte megjithatë një bashkëshorte dhe nënë si dhe rridhte nga ish Jugosllavia.
Ajo që filloi si shpallje e pafajshme simpatie po përjeton tash zgjerime befasuese. Siç shkruan portali Balkan Insight, para pak javësh kishte cingëruar telefoni i Umicevicit. Nga ana tjetër e telit ishte një këshilltar nga stafi i Trumpi, i cili e kishte ftuar atë që të shkonte në Uashington, në solemnitetin e inaugurimit të presidentit. Që atëherë, siç e pranon vetë Umicevic, ai po kalon net të pagjumë. Nga njëra anë, nuk është e thjeshtë të shkohet në Amerikë. Nevojiten shumë parapërgatitje dhe veç kësaj duhet siguruar edhe viza, transmeton albinfo.ch. E nga ana tjetër, ai nuk e di ende se çfarë do t`i dërgojë Melanie Trump-it. “Për Donaldin, nuk e kam shumë dert, por mua më duhet që t`i siguroj asaj diçka të bukur. Sigurisht, jo më sërish këpucë.
Mirëpo pastaj ndodhi gjithçka ndryshe. Umicevic nuk do të ishte boshnjak nëse nuk do ta tepronte me ftesën për në Uashington. Ai kishte pyetur nëse ftesa vlente për dy persona dhe njerëzit e Trumpit kishin pohuar. Dhe në atë rast ai kishte thënë se me dëshirë do ta merrte me vete në Uashington Milorad Dodikun. Dodik është kryetar i pjesës serbe të Bosnjës, e cila prej kohësh zemëron zyrtarët e State Departamenti me planet e veta secesioniste. Kështu lindi anekdota për biletën e dedikuar për partner të fabrikantit, e cila i falej Dodikut. Dhe, ajo që për secilin boshnjak tingëllon si një barcoletë, ishte diçka që nuk u pëlqente amerikanëve. Amabsada në Bosnjë ia ka refuzuar Umicevicit vizën për në SHBA. Kështu, nga udhëtimi i tij në SHBA nuk mbeti asgjë. Vetëm zonja Umicevic, kështu thuhet, nuk duket e pikëlluar. Asaj nuk i kishte pëlqyer aspak ideja e bashkëshortit të saj që në vend se ta merrte atë me vete, kishte preferuar Dodikun.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












