Kosova
“Adria Airways” anulon të gjitha fluturimet, dyshohet për falimentim
Kompania ajrore sllovene “Adria Airways” ka anuluar të gjitha fluturimet në Prishtinë dhe rajon.
Lajmin e ka bërë të dituri një agjente e shitjes e kësaj kompanie në Prishtinë, e cila ka theksuar se “Adria Airways” është në prag të falimentimit, shkruajnë mediat kosovare.
“Nuk kemi asgjë zyrtare, fluturimet janë suspenduar sot dhe nesër, deri në një vendim final që po presim të merret sot. D.m.th janë suspenduar të gjitha fluturimet në Prishtinë, Slloveni dhe në rajon”, ka theksuar agjentja e lajmëruar në numrin zyrtar të kësaj kompanie që deshi të mbetej anonime.
Ajo theksoi se sa u përket udhëtarëve që tashmë i kanë blerë biletat e kësaj kompanie, po mundohen që t`i orientojnë përmes kompanive të ndryshme, me qëllim që të mos presin nëpër aeroporte.
“Udhëtarëve që i kanë blerë biletat po ju ofrojmë zgjidhje me kompanitë e tjera. Ata që janë për Slloveni, po shkojnë në Shkup, prej Shkupit në Zagreb. Këto destinacionet që janë për Evrope dhe tutje po i orientojmë me kompanitë tjera.
Agjentja e shitjes bëri të ditur se numri i udhëtarëve që i kanë blerë biletat në Kosovë nuk është i madh dhe se, sipas saj, ata kryesisht janë të rehatuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet















