Lajme
Rriten fluturime në aeroportin e Cyrihut
Lëvizjet e avionëve në Kloten janë rritur me 1.5% krahasuar me majin dhe me 13% krahasuar me një vit më parë. Hendeku me nivelet para pandemisë po bëhet gjithashtu gjithnjë e më i vogël

Rimëkëmbja në aeroportin e Cyrihut vazhdon me ritme të shpejta: në qershor, në Kloten (ZH) pati 21.990 lëvizje avionësh, një rritje prej 1,5% krahasuar me majin dhe një rritje prej gati 13% në krahasim me të njëjtin muaj të 2022-ës, është ajo që del nga statistikat e vlerësuara nga agjencia Awp, transmeton albinfo.ch.
Hendeku në lidhje me nivelet para pandemisë është ngushtuar më tej: rënia në raport me vitin 2019 ka arritur në 9%. Numrat në fjalë kanë të bëjnë me avionët që lëvizin sipas të ashtuquajturave rregulla IFR, pra rregullat instrumentale të fluturimit: parashikohen avionë të rregullt dhe çarter, por edhe aeroplanë mallrash, biznesi dhe avionë privatë.
Megjithatë, nisjet dhe mbërritjet flasin pak për normat e banimit të avionëve. Të dhënat e pasagjerëve nuk janë ende të disponueshme: do të publikohen më 11 korrik.
Duke e zgjeruar vështrimin në periudhën afatmesme, megjithatë mund të vërehet se për aviacionin zviceran, 2019 nuk ishte vetëm viti i fundit para Covid-it, por edhe viti më i mirë ndonjëherë: në fakt, në të gjithë Zvicrën pothuajse 59 milionë pasagjerë (dhe 269,000 lëvizjet e avionëve vetëm në aeroportin e Cyrihut). Megjithatë në vitin 2015 kishte 49 milionë udhëtarë, në vitin 2010, 39 milionë dhe në 2000, 34 milionë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date "Kisha zgjedhur të përjetoj këtë eksperiencë klasike. Ndoshta për herë të parë këtu në Gjenevë po...
-
Vijon votimi në Ambasadën e Sllovenisë
-
Vjenë: 510 bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 15:00
-
Mërgimtarët votojnë në Zagreb
-
Mërgimtarë të shumtë në aeroportin e Prishtinës
Jeta në Zvicër
-
Nesër në Zvicër: Votime të shumta komunale Në komunën e Domat/Ems në kantonin Graubünden vendosin për vendosjen e të drejtës për të votuar...
-
Orari i ri i SBB nuk është pritur mirë në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date
-
Moment Historik për Diasporën e Kosovës
-
Këshilli Federal nuk dëshiron të rregullojë me ligj shpenzimet e diskutueshme të BE-së