Lajme
Adriatik Kajtazi merr drejtimin e klubit zviceran të volejbollit
Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në sportin e volejbollit në Kosovë, Adriatik Kajtazi ka vazhduar si trajner.
Ai të dielën është prezantuar nga Volley Schoenenwerd si trajner i parë për edicionin 2023/2024. Në klubin kampion të Zvicrës, Kajtazi edicionin e kaluar luajti rolin e ndihmësit, shkruan Koha.net.
Ish-volejbollisti prishtinas thotë se ndihet i nderuar që i është besuar udhëheqja e ekipit.
“Pas përfundimit të karrierës është proces normal ose të vazhdosh si trajner ose të kalosh në profesion të dytë. Zgjodha të vazhdoja si trajner për shkak të pasionit, dëshirës, investimit që e ka bërë mentori im, Bujar Dervishaj, sidomos familja ime. Mundësia më është dhënë nga Bujari që është mentori im dhe drejtori i ekipit. Nuk e kam menduar se do të më vijë një mundësi e tillë kaq shpejt. Për mua ka qenë surprizë. Por, në klubin ku vjet erdha si ndimëstrajner ishin të mendimit që unë ta udhëheqja ekipin si trajner i parë”, ka thënë Kajtazi, përcjell albinfo.ch.
Ai synon të qëndrojë gjatë si trajner në Zvicër e pret të luftojnë për trofe e po ashtu edhe për të shkuar sa më larg në garat evropiane.
“Në shumë ekipe kam qenë edhe trajner, edhe lojtar. Por kaq shpejt të më besohet (drejtimi i ekipit) nuk e kam pritur. Për mua është privilegj. Tash kam bërë një hap tjetër dhe gjithçka është e hapur për të ardhmen. Për momentin jam i fokusuar të qëndroj sa më gjatë në Zvicër, pastaj të shohim gjatë rrugës”, ka thënë 36-vjeçari, për koha.net.
Ai shton se klubi të cilin do ta udhëheqë është profesional. Edhe kampionati zviceran thotë se është në rritje.
“Klubi është profesional dhe ka tendencë të ngrihet si në aspektin organizativ ashtu edhe financiar. Jemi klubi ndoshta i vetëm që bazën apo filozofinë e kemi të punojmë me lojtarë vendorë. Shumica e skuadrës është e re. Liga ka rritje të nivelit. Kemi qenë 3-4 skuadra të Zvicrës që kemi marrë pjesë në gara të ndryshme evropiane. Tri prej tyre në tetëshe apo 16-she të Evropës”, ka theksuar Adriatik Kajtazi.
Klubi zviceran ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. Zviceranët kanë hequr dorë nga e drejta e pjesëmarrjes në Championsin e volejbollit. Megjithatë, Volley Schoenenwerd do të paraqitet në CEV Cup, niveli i dytë për nga rëndësia.
“Nuk do të marrim pjesë në Ligën e Kampionëve, por në CEV Cup, që për nga rëndësia është niveli i dytë i garave. Qëllimi është të punojmë me lojtarë të rinj, të zhvillojmë lojtarët. Po ashtu, synojmë t’i realizojmë objektivat në kampionat. Vitin e kaluar kemi arritur në 16 më të mirat e CEV Cup. Kemi mundur të arrijmë edhe në tetëshen më të mirë, por na kanë munguar dy lojtarë të ekipit bazë”, ka thënë Kajtazi, përcjell albinfo.ch.
Adriatiku është nga Prishtina, ndërsa babai i tij, Xhavit Kajtazi, është prej trajnerëve më të suksesshëm në vend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel










