Shkurt.ch
Aeroplanët në Zvicër fluturojnë me vonesa
Numri i udhëtarëve që kanë të drejtë për kompensim ishte rritur nga një 88 për qind nga viti 2014 deri në vitin 2018
Që nga viti 2014, numri i fluturimeve të aeroplanëve që startuan me vonesa ose ishin anuluar është rritur me mbi 50 për qind.
Ky është përfundimi i një analize mbi besueshmërinë e industrisë zvicerane të aviacionit të portalit të të drejtave të pasagjerëve, AirHelp. Bëhet fjalë për periudhën midis 2014 dhe 2018. Sipas një njoftimi të mërkurën vetëm në vitin 2018 një total prej 56’300 fluturimeve ishin realizuar të paktën me 15 minuta vonesë apo edhe ishin anuluar plotësisht. Në vitin 2014 ishin vetëm 37.400, përcjell albinfo.ch.
Numri i udhëtarëve që kanë të drejtë për kompensim ishte rritur nga një 88 për qind nga viti 2014 deri në vitin 2018.
Numri i përgjithshëm i lëvizjeve të avionëve në këtë periudhë është rritur me vetëm 5.1 për qind gjatë të njëjtës periudhë.
Me kërkesën e agjencisë së lajmeve AWP, autoritetet zvicerane deklarojnë se në parim nuk ka shifra konkrete mbi anulimet e fluturimeve.
“Ajo që unë mund të konfirmoj është se numri i vonesave dhe anulimeve në verën e vitit 2018 ishte dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e tjera,” tha një zëdhënëse për mediat zvicerane.
Rritja është kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm siç janë mungesa e stafit dhe grevat në shërbimet e navigacionit ajror evropian.
“Sidomos në Cyrih ishin edhe kushtet e pafavorshme të motit”.
Situata nuk ka gjasa të përmirësohet kaq shpejt. Në “Zürich Airport” pritet gjithashtu në verën e ardhshme të ketë shumë vonesa.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare









