Lajme
Aeroplani detyrohet të kthehet në Cyrih: Kishte një zog të ngordhur në motor
Pas rreth një ore, kur avioni ishte tashmë në lartësi mbi Francën, ekuipazhi vendosi të kthehej në Cyrih - pilotët raportuan probleme me motorin e majtë
Një shpend grabitçar i familjes së fajkoit është fajtor për faktin se një aeroplani të United Airlines ju desh të kthehej pak pas ngritjes nga Cyrihu, transmeton albinfo.ch. Zogu i ngordhur ka dëmtuar motorin.
Në orën 10:09 të mëngjesit të së shtunës, një Boeing 767-322 e United Airlines u nis nga Cyrihu për në Çikago. Siç mund të shihej në Flightradar24, makina u kthye përsëri pak para se të arrinte në zpnën mbi Atlantik, është rrotulluar rreth qytetit francez Nancy për një kohë dhe më pas ka marrë rrugën e kthimit për në Cyrih.
Siç ka konfirmuar për “20 minuten” zyra për media në aeroportin e Cyrihut, avioni në fakt u detyrua të kthehej në Cyrih, në orën 12.10, kur u ul përsëri në tokën zvicerane, përcjell albinfo.ch. Arsyeja: Gjatë nisjes dhe fluturimit të makinës dëgjoheshin dridhje të forta.
Pas rreth një ore, kur avioni ishte tashmë në lartësi mbi Francën, ekuipazhi vendosi të kthehej në Cyrih – pilotët raportuan probleme me motorin e majtë! “Fajtor” ishte një skifter tashmë i ngordhur pasi kishte mbetur i ngujuar në motor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













