Lajme

Aeroporti i Bazelit, prej nesër teston udhëtarët nga Serbia, Turqia dhe Izraeli

Testet do të kryhen me urdhër të shtetit francez, në territorin e të cilit ndodhet aeroporti dynacional, por kjo do të prekë edhe ata që hyjnë në Zvicër

Pasagjerët e ardhshëm nga Serbia, Turqia dhe Izraeli do të detyrohen të testohen për virusin korona në aeroportin binacional Basel-Mulhouse.

Aeroporti do të nisë testimet të shtunën (nesër).

Testet janë të detyrueshme, mund të lexohet të premten në faqen e internetit të Euroairport Basel-Mulhouse-Freiburg (EAP), shkruan Keystone-SDA.

Të gjithë pasagjerët mbi moshën dymbëdhjetë vjeçare nga vendet në fjalë do të testohen pas hyrjes në aeroport, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye mendohet se do të ketë kohë më të gjata të pritjes për ata që hyjnë në Zvicër përmes këtij aeroporti.

Testet do të kryhen me urdhër të shtetit francez, në territorin e të cilit ndodhet aeroporti dynacional, ka thënë zëdhënësi i EAP Stefan Wyer për Keystone-SDA. Megjithatë, nuk do të testohen vetëm pasagjerët nga tri vendet e prekura që dëshirojnë të hyjnë në Francë, por edhe ata që duan të shkelin në tokën zvicerane.

Për momentin, në aeroportet më të mëdhenj ndërkombëtarë të Zvicrës, në Cyrih dhe në Gjenevë nuk ka testime të detyrueshme, përcjell albinfo.ch. Nëse do të ketë, kjo varet nga qeveria federale, ka thënë një zëdhënëse e Aeroportit të Cyrihut.

Në Zvicër, pasagjerët nga 42 vende ose zona me rrezik të lartë infeksioni aktualisht i nënshtrohen një karantine dhjetë ditore. Këtu përfshihet edhe Serbia dhe Izraeli. Sipas BAG, Turqia nuk konsiderohet një vend me rrezik.

Franca ka njoftuar një javë më parë se udhëtarët nga 16 vende do të detyrohen t`i nënshtrohen testimit për koronavirus, pas mbërritjes në Francë.