Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës Femmes-Tische organizon diskutimin tematik në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë... -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna” -
Lindon Bytyqi, finalist në Piranesi Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës Femmes-Tische organizon diskutimin tematik në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë... -
Biel: Investitori i kriptovalutave vjedh miliona nga miqtë dhe familjarët -
Komuna e Gjenevës dëshiron të sigurojë kufijtë e saj -
Hotelet kapsulë drejtohen drejt rrugëve zvicerane -
Cilat janë shqetësimet kryesore të zviceranëve










