Shqipëria
Aeroporti i Tiranës: Në cilat vende kishte më shumë fluturime
Roma, Bologna, Milano, Treviso dhe Pisa së bashku numëruan një total prej 2.2 milionë pasagjerësh që udhëtuan mes Shqipërisë dhe Italisë
Gjatë vitit të kaluar, rreth 880 mijë pasagjerë udhëtuan mes aeroportit të Rinasit dhe atij të Londrës.
Sipas të dhënave, kryeqyteti britanik u rendit i pari për fluksin e pasagjerëve që udhëtuan me transport ajror.
Në vend të dytë ndodhet aeroporti i Bergamos, ku rreth 700 mijë pasagjerë, shqiptarë dhe të huaj, zgjodhën këtë itinirar ajror.
Një faktor kyç në këtë volum udhëtimesh ishte zhvillimi i turizmit sezonal dhe atij dentar, si dhe prania e madhe e emigrantëve shqiptarë në Itali. Si rezultat, shkëmbimet mes aeroportit të Tiranës dhe atyre italiane regjistruan shifra rekord vitin e kaluar, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Roma, Bologna, Milano, Treviso dhe Pisa së bashku numëruan një total prej 2.2 milionë pasagjerësh që udhëtuan mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ndërkohë, Vjena u shfaq si një destinacion turistik i rëndësishëm, duke regjistruar rreth 400 mijë pasagjerë, kryesisht shqiptarë, që udhëtuan gjatë vitit 2024.
Në fund, Stambolli, një tjetër nyje kyçe e transportit ajror, regjistroi një fluks të konsiderueshëm. Në total, mes aeroportit të Rinasit dhe kryeqytetit turk udhëtuan 390 mijë pasagjerë, duke e bërë këtë një nga rrugët më të frekuentuara ajrore për shqiptarët.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike














