Lajme
Aeroporti më i sigurt për të udhëtuar në kohë pandemie
Të gjithë ata që po presin me padurim të fluturojnë sërish, mund të konsiderojnë Romën si destinacionin e tyre të ardhshëm, shkruan A2CNN, përcjell Albinfo.ch.
Aeroporti i “Fiumicino”-s është i pari në botë që siguron vlerësimin me 5 yje për Covid-19, nga Skytrax, organizëm ndërkombëtar i vlerësimit në industri.
Edhe pse Skytrax njihet më mirë për listimin vjetor të aeroporteve më të mira në botë, kriza e Covid-19 nxiti organizatën të kthejë vëmendjen nga higjiena në aeroporte. “Fiumicino”, i njohur gjithashtu si Aeroporti Ndërkombëtar “Leonardo da Vinci”, është aeroporti më i frekuentuar në Itali. Më 1 shtator aty u përurua një qendër testimi për Covid-19 prej 650 metrash katrorë, e menaxhuar nga Kryqi i Kuq Italian.
Por, nuk është vetëm testimi i organizuar dhe i shpejtë që vlerësohet nga Skytrax. Aeroporti fiton pikë edhe për shenjat lehtësisht të lexueshme në gjuhë të ndryshme, zbatimit strikt të mbajtjes së maskës, stafit të pastrimit gjithmonë të pranishëm, dhe përqendrimit të të gjithë fluturimeve, hyrëse dhe dalëse në një terminal të vetëm për gjurmim më të lehtë të rasteve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër















