Lajme
Afaristi dhe humanisti Argtim Hani, nderohet me çmimin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”
Për kontributin e tij humanitar, me çmimin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” u nderua edhe Argtim Hani, biznesmeni dhe humanisti i shquar.
Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës “, mblodhi të shtunën në mbrëmje filantropë të shumtë shqiptarë në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Shkup.
Në këtë spektakël u nderuan me çmimin “Nënë Tereza” personalitete të shquara nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe diaspora, të cilët kanë bërë vepra të mëdha humanitare, por pa “bërtitur” për bamirësinë e tyre, shkruan albinfo.at
Për kontributin e tij humanitar, me çmimin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” u nderua edhe Argtim Hani, biznesmeni dhe humanisti i shquar.
Argtim Hani është nga Veleshta e Strugës, por prej shumë vitësh jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë.
Hani, është i njohur në Vjenë për sukseset e kompanive të tij në fushën e ndërtimtarisë e patundshmërisë (Immobilien), ndërsa biznese familjare ka edhe në Strugë të Maqedonisë së Veriut, njofton albinfo.at
Përveç kësaj, ai njihet për mbështetjen e shumë aktiviteteve shqiptare jo vetëm në Austri, por edhe të shumë kauzave kombëtare.
Vlen të theksohet se me mbylljen e papritur të kufijve në fillim të pandemisë në shtetet evropiane, shumë familje shqiptare që ishin duke kaluar transit nëpër Austri, kishin mbetur rrugëve, por ishte Argtim Hani, ai që hapi dyert e apartamenteve të tij në Vjenë, me ç’rast për javë të tëra strehoi dhjetëra familje duke ju siguruar jo vetëm banim, por çdo gjë që kishin nevojë.
Përveç të tjerëve, me këtë çmim nga diaspora, u nderua edhe Fehmi Fetahi, biznesmen dhe humanist i njohur në Zvicër dhe Kosovë (Vali Ranch) si dhe Ajet Tahiri, biznesmen dhe humanist nga Innsbrucku i Austrisë
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













