“Afati provues” për shtetësinë zvicerane, nga 5 në 8 vjet

Deri më tash, shtetësia e fituar ka mundur të anulohet deri në 5 vjet nga natyralizimi. Ndërsa tash afati zgjatet në tetë vjet

Me një revidim të Ligjit për të Huajt, do të bëhet më i pasigurt statusi i shtetasit zviceran për ata të huaj që kanë dhënë të dhëna të rrejshme ose kanë fshehur fakte të rëndësishme me rastin e natyralizimit

 

Edhe deri më tash, në raste të tilla shtetasi i ri i Zvicrës ka mundur të «zhvishet» nga shtetësia e fituar në një afat prej deri 5 vjet nga natyralizimi. Ndërsa me revizionin më të ri, kjo periudhë prove zgjatet në tetë vjet.

 

Po kështu, me të renë, pas çdo verifikimi që do t`i bëhet shtetasit të ri (për çfarë ai do të njoftohet), atij do t`i zhgjatet „koha e provës” edhe për dy vite tjera. Ndërsa gjatë kohës sa vepron procedura e ankesëes, afati i provës pushon.

 

Kështu ka bërë të ditur sot në një komunikatë për shtyp Departamenti Federal për Çështje Juridike dhe Policore. Ndërkaq, Qeveria Federale ka vendosur që ligji i ndryshuar të hyjë në fuqi më 1 mars të këtij viti, shkruan blick.ch.