Maqedonia
Afër 19 mijë shtetas të Maqedonisë ia mësynë Gjermanisë brenda një viti
Vetëm në vitin 2018 gjithsej 18.478 kanë ikur atje
Rritet numri i shtetasve të Maqedonisë të cilët për çdo ditë po shpërngulen nga vendi.
Vetëm në vitin 2018 gjithsej 18.478 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar fatin në Gjermani. Nga ata, 7.812 kanë qëndruar në Gjermani edhe në vitin 2019, ndërsa 10.666 janë kthyer në vendlindje.
Në krahasim me vitin 2017, numri i personave të cilët kanë qëndruar në Gjermani për punë është rritur për 30%, përcjell DW duke u thirrur në informacione të Byrosë gjermane për statistikë, transmeton albinfo.ch
Të dhënat e byrosë për statistikë kanë treguar se intensiteti është në rritje i numrit të të shpërngulurve nga Maqedonia ky fenomen sipas tyre ka filluar që nga viti 2011 atëherë kur në Gjermani kishin arritur rreth 5679 persona të cilët kishin vendosur të lëshojnë vendin për një jetë më të mirë, mirëpo prej atyre kanë ngelur vetëm 495. Rritja më e madhe e numrit të të shpërngulurve është regjistruar në vitin 2015 atëherë kur në “tokën e premtuar” kishin arritur 25 mijë persona vetëm nga Maqedonia.
Është vërtetë e frikshme pasi që numri që kanë shkuar në Gjermani nga Maqedonia tani prek shifrën e 100.000 mijë persona.
Gjermanët po e lëshojnë Gjermaninë
Në vitin 2018, rreth 260 mijë gjermanë janë shpërngulur nga Gjermania, në krahasim me vitin e kaluar ky numër është rritur për 11 mijë persona gjermanë që kan[ vendosur të lëshojnë shtetin e tyre.
Por numri më i madh i emigrantëve që ka pranuar Gjermania sërish ngelët Romania me 68 mijë persona, Kroacia me 29 mijë persona dhe Bullgaria me 27 mijë persona bazuar në të dhënat e vitit 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












