Lajme
Agjencitë e udhëtimit ofrojnë pajisje për vetëtestim, BAG është kundër
Testi në këtë rast bëhet duke marrë mostrat nga hunda dhe fyti me shtupën përkatëse. Mostrat do të ekzaminohen më pas në një laborator në Kloten
Disa agjenci të udhëtimit janë duke reklamuar pajisjen vetëtestuese për koronavirus. Ideja e cila qëndron prapa kësaj oferte është që të jesh në gjendje të anashkalosh testimin në destinacion dhe të shmangësh stresin e udhëtimit.
Por Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) këshillon kundër tyre, shkruan Luzerner Zeitung.
Në destinacione të ndryshme si Egjipti, Dubai etj. duhet të dëshmosh një rezultat negativ të testit të koronavirusit Corona, si kusht që të lejohet hyrja në atë vend.
Testi mund të kryhet në aeroport dhe derisa rezultati të arrijë, udhëtarët duhet të futen në karantinë, transmeton albinfo.ch. Që ky stres të shmanget, agjencitë e udhëtimit si Hotelplan, Tui dhe Kuoni tani po ofrojnë komplete vetë-testimi në paketën e rezervimit.
Pajisja për testim ofrohet nga kompania zvicerane “Viselio”. Pakoja që i dërgohet klientit përfshin tampona, një tub mostre, një formular porosie, udhëzime të hollësishme për përdorim dhe një pliko të parapaguar për kthim, përcjell albinfo.ch. Kostoja: 165 franga. Testi tek mjeku kushton 180 franga.
Testi në këtë rast bëhet duke marrë mostrat nga hunda dhe fyti me shtupën përkatëse. Mostrat do të ekzaminohen më pas në një laborator në Kloten.
Por BAG këshillon kundër aplikimit të këtij “autotesti”
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) konfirmon efektivitetin e të ashtuquajturave teste PCR, por shprehimisht këshillon që të mos bëhet vetëtestimi në këtë mënyrë, transmeton albinfo.ch. Sipas BAG, marrja e mostrës duhet të bëhet vetëm nga specialistë të mjekësisë.
Një laik nuk është aq i sigurt sa një mjek, prandaj testet nuk mund të kryhen në mënyrë të barabartë në mënyrë efektive.
Drejtori i Përgjithshëm i Viselio, Niklas Zeller kundërshton këtë: “Laboratori ynë ka bërë paraprakisht teste që tregojnë se vetë-testimi nga njerëz të ndryshëm është gjithashtu efektiv”, është shprehur ai për “Luzerner Zeitung”.
Laboratori përgjegjës për analizën është në kontakt të ngushtë me mjekët e kantonit dhe Swissmedic, të cilët kanë dhënë aprovimin për pajisjen, përcjell albinfo.ch. Por: “Testi është menduar për njerëz të shëndetshëm dhe jo për të identifikuar njerëzit e sëmurë”, shton Zeller.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











