Maqedonia
Ahmeti shpalos emrat e ministrave të rinj
Është bërë e ditur se Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheqë me 6 ministri. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me ç’rast edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie.
Ministrin e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi
Ndërkohë për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda-partiake.
Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit, ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM-së dhe BDI-së, në krye të Kuvendit pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.
Ahmeti përmendi edhe çështjen e Naser Ziberit, për të cilin tha se si person a-partiak ka kontribuar në rezultatin zgjedhor, megjithatë sipas tij, Ziberi do të vazhdojë të punojë si noter, derisa siç u shpreh Ahmeti, “t’ia gjejmë një vend të përshtatshëm”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Kandersteg/BE: Mbyllet pishina për shkak të rrjedhjes së ujit Po humbet më shumë se 100,000 litra në ditë aq sa është sasia e ujit që... -
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg













