Shqipëria
Air Albania me linjë në Itali, ja edhe çmimet
Kjo kompani do të nisë punën në vjeshtë
Air Albania do të nisë në fillim të vjeshtës fluturimet drejt qyteteve italiane, ku është edhe tregu më i madh i kompanive ajrore që veprojnë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shfaqet entuziast për këtë zhvillim dhe thekson se me besim dhe durim mund të arrihen të gjitha ato që ka në dorë për të bërë “Shqipërinë që duam”, përcjellë albinfo.ch
“Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës. Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era. Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh. Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama.
Por kryeministri nuk është ndalur vetëm në lajmërimin e nisjes së fluturimeve. Ai ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ edhe çmimet e biletave në drejtim të Italisë me ‘Air Albania’.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














