Shqipëria
“Air Albania” nis fluturimet në muajin shtator
Sipas Idrizit, avioni i parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll
Kompania ajrore e fluturimeve “Air Albania” do të nisë fluturimet brenda javës së parë të shtatorit.
Fillimisht, lajmi është bërë me dije nga dy portale turke të specializuara në fushën e fluturimeve, duke e shoqëruar postimin edhe me avionin që mban ngjyrat shqiptare dhe duke saktësuar se ngritja e parë do të bëhet më 31 gusht.
Ndërkaq, gjithçka konfirmohet edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civili, Sinan Idrizi, i cili bëri me dije për “TV SCAN” se aktualisht ky dikaster ka dërguar në Turqi dy specialistë për inspektimin e avionit nga ana teknike.
Ndërkohë që, vetëm aksionari shqiptar i Air Albania, Sinan Idrizi, bëri me dije për TV SCAN detajet, duke rikonfirmuar faktin se nisja e operimit të linjës luhatet në ditët e para të muajit shtator.
Sipas Idrizit, avioni i parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll.
Ndërkohë që, pas tij do të vihen në përdorim edhe dy avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi sipas Idrizit tashmë është dakordëuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele, që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë.
Kjo duke marrë në konsideratë faktin se çmimi i vajgurit, me të cilin furnizohen sot avionët, është më i shtrenjti jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ndërkohë që 30% e kostos së biletës varet pikërisht nga lënda djegëse.
Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.
E-Diaspora
-
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet nëna e 2-vjeçarit shqiptar Rrëfimi i nënës pas vdekjes së 2-vjeçarit shqiptar në Zakynthos... -
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025 -
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës
Jeta në Zvicër
-
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër “Top zjarri” me ngjyrë të gjelbër ndriçon qiellin mbi Zvicër dhe Itali... -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin












