Bota
“Air New Zealand” do t’u lejojë punëtorëve tatuazhe të dukshme
Kompania e fluturimeve “Air New Zealand” do t’i japë fund masës që ndalon krijimin e tatuazheve në pjesë të dukshme të trupit, duke i lejuar stafit që të shprehë diversitetin individual dhe atë kulturor.
Disa banorë të Zelandës së Re që trashëgojnë kulturën maori bëjnë tatuazhe për të treguar trashëgiminë dhe prejardhjen e tyre.
Sipas kompanisë ajrore, nga 1 shtatori të gjithë punëtorët do të mund të bëjnë tatuazhe që nuk janë ofenduese.
Kufizimet që kanë ekzistuar në kompani për këtë çështje patën rezultuar me kritika të ashpra ndaj këtij institucioni, me arsyetimin se është duke diskriminuar kulturën maori.
Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Christopher Luxon, ka thënë se institucioni që ai drejton synon të mbështesë diversitetin dhe t’i lejojë punëtorët “të shprehin individualitetin e tyre”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në të dhënat e Air New Zeland, një në pesë persona në Zelandë të Re ka të paktën një tatuazh, derisa rreth 35 për qind e tyre janë nën moshën 30-vjeçare.
Për njerëzit që trashëgojnë kulturën maori, shenjat që krijohen në fytyrë konsiderohen traditë që tregon lidhjet e një personi me familjen dhe kulturën e tij.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











