Opinione
Asimilimi i popullit shqiptar në Maqedoni
Fjala “politikë” shumicën e kohës në shtetet ballkanike fatkeqësisht nënkupton dëshpërim…
Kjo nuk është asgjë e re për popujt e kësaj ane, pak a shumë e njëjta filozofi politike vërehet te të gjitha shtetet ballkanike (Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnjë e Hercegovinë).
Politika klanore, jozhvillimi kualitativ në edukim, shëndetësi dhe mirëqenie qytetare, është parim i të gjitha shteteve që na rrethojën, fatkeqësisht.
Me një matje të thjeshtë, te të gjithë këta popuj që përbëjnë këto shtete mund të vijimë në përfundim se zhgënjimi me politikëbërësit është i madh.
Prapë kjo nuk është diçka e re, por ajo që po na dallon ne shqiptareve nga popujt e tjerë, si pjesë përbërëse e shteteve fqinje, e sidomos te shteti maqedonas, është tejet shqetësuese -asimilimi i politikës lokale shqiptare në ato troje.
Zgjedhjet e fundit në shtetin maqedonas për shqiptarët ishin tejet shqetësuese. Kemi parti maqedonase që kanë depërtuar në bastionet tona, gjegjësisht te shqiptarët, e që paraqet një precedent të paparë deri tani në politikën ballkanike.
Siç dihet, edhe në Bosnjë e Hercegovinë ka parti të nacionalitetit serb, kroat dhe boshnjak, atje p.sh., populli boshnjak sipas parametrave të bërë nga organizatat ndërkombëtare nuk është aspak i kënaqur me partitë politike boshnjake, por kjo nuk është nënkuptuar nga populli boshnjak që duhet të fillojë me asimilimin/ndëshkimin e politikës boshnjake nëpërmjet përkrahjes së partive të nacionaliteteve të tjera.
Ajo që dua të theksoj është që populli shqiptar, duke qenë tejet i shqetësuar dhe i dëshpëruar nga politika shqiptare, kudo që janë, si në Maqedoni, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc apo edhe në Kosovë, dalëngadalë është duke rrëshqitur në një rrugë që realisht nuk kanë mundur të na drejtojnë as armiqtë tanë me shekuj: asimilimi ynë si popull, por kësaj radhe jo përmes luftërave, por përmes përfaqësimit tonë simbolik, përmes partive politike sllave.
Ky fenomen, siç po vërehet, do të na përcjellë prapë si popull fatkeqësisht. Zgjedhjet lokale në Maqedoni prapë do të sjellin në lojë fenomenin e ‘përfaqësimit’ të minoriteteve në partitë politike maqedonase, prandaj ky është momenti i fundit për politikanët tanë në shtetin maqedonas që të zgjohen nga gjumi dhe nga lakmia për pushtet dhe t’i qasen këtij problemi me seriozitetin më të lartë kombëtar.
Pavarësisht zhgënjimit të madh e të drejtë që populli shqiptar mund ta ketë në relacion me politikëbërësit shqiptarë në shtetin maqedonas, kjo në asnjë mënyrë nuk i jep të drejtë asnjë personi që e quan veten shqiptar të përkrahë në çfarëdo mënyre partitë politike maqedonase.
Për këtë situatë ku është populli shqiptar tani, përgjegjësi të madhe kanë edhe politikanët tanë, si në Shqipëri e në Kosovë. Këtu sidomos një pjesë e madhe e fajit bie mbi Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, pasi që është përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve si brenda dhe jashtë kufijve të sotëm të Shqipërisë.
Një shembull i mirë i qasjes së shtetit shqiptar në relacion me shqiptarët e shtetit maqedonas ishte inicimi nga qeveria shqiptare rreth krijimit të një platforme unike shqiptare karshi politikës maqedonase para krijimit të Qeverisë së re maqedonase, ku rezultoi me një përfaqësim (në proces e sipër) të drejtë të popullit shqiptar në institucionet maqedonase.
Partitë politike shqiptare që përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni kanë përgjegjësi kombëtare në mbrojtjen e vlerave tona. Ato nuk guxojnë dhe nuk do të duhej që për përfitime të vogla momentale t’i mbyllin sytë përballë këtij fenomeni (asimilimit politik të shqiptarëve). Partitë politike shqiptare përballë këtij shqetësimi real, e që në parim, nga partitë maqedonase te faktori ndërkombëtar do të paraqiten si avancime shoqërore, nuk do të duhej të anashkalohen.
Partitë politike shqiptare urgjentisht duhet të kthehen te baza, apo më mirë të themi, te populli dhe të dëgjojnë shqetësimet dhe brengat që i kanë shtyrë ata të shkojnë tek ‘armiku’ vetëm dhe vetëm që t’i ‘ndëshkojnë’ ata, gjegjësisht partitë politike shqiptare në Maqedoni për mospunën e tyre të mundshme.
Prandaj, nevoja e një politike unifikuese shqiptare është urgjente, karshi kërcënimeve të reja që po e kanosin popullin tonë jashtë kufijve shqiptarë.
Flurim Arifi
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kondicionerë në... -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit













