Koronavirusi: çast pas çasti
AKS: Propozon të vazhdohet me orarin e njëjtë të kufizimit të lëvizjes në të gjitha komunat
Asociacioni i Komunave të Kosovës sot ka propozuar që të vazhdohet me orarin e njejtë të kufizimit në të gjitha komunat, në mënyrë që ta parandalohet përhapja e pandemisë së koronavirusit.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se orari i lëvizjes në komunat ku ka shumë të prekur nga coronavirusi të bëhet konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Zëvendëskryetari i AKK-së, Xhafer Gashi, tha për klankosova.tv se propozimi i tyre ishte që kufizimi të jetë nga ora 17:00 deri në 06:00 për të gjitha komunat.
“Në takimin konsultativ me ministrin Vitia kemi rekomanduar që kufizimi i lëvizjës të jetë i jëjtë në të gjitha komunat. Por, sipas tij zonat që IKPSHK vlerëson se janë me nivel më të madh të prekjes nga pandemia të ketë masa konform tyre”.
“Ministri na shpjegoi se ndryshimet që do të ndodhin në raste mund të ndryshojnë edhe oraret e kufizimeve”.
Tashmë për veriun e Mitrovicës dhe Zveçanin nga 10 prill deri më 24 prill është marrë vendim që prej orës 12:00 deri në 06:00 në mëngjes të ndalohet lëvizja. Ndërkaq, në Malishevë është vendosur që prej orës 14:00 deri më 06:00.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje tha se pasi të përfundojnë masat aktuale më 13 prill, masat e reja do të merren sipas nevojave nëpër komuna, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten













