Jeta në Zvicër

Aksident zingjir në aksin veri-jug në Lugano

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve. A2 ishte mbyllur në veri nga aksidenti që kishte ndodhur në aksin veri-jug në Lugano. Sipas policisë, tri tunele “Collina d’Oro”, “San Nicolao” dhe “San Salvatore”, nuk kanë qenë të hapura për qarkullim në drejtim të veriut.

Nga jugu tashmë ishte krijuar kolona e automjeteve në gjatësi prej 10 kilometrash, tha një zëdhënëse e VIASUISSE, përcjell albinfo.ch.

Pritet që kolonat për shkak të pushimeve të jenë edhe më e gjata. Rrugët e tjera po ashtu  do të jenë të mbingarkuara, siç shkruan VIASUISSE