Shkurt.ch
Aksidentohet autobusi në Cyrih, një grua e vdekur dhe 44 të lënduar
Mediat zvicerane raportojnë se një autobus i nisur nga Gjenova e Italisë që kishte si destinacion Dyseldorfin në Gjermani është përplasur në një mur afër Cyrihut në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë sipas mediave zvicerane, në këtë aksident ka vdekur një grua dhe 44 të tjerë udhëtarët janë lënduar. Tre prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 4:15 në autostradën A3 dhe kur arritën ekipet e shpëtimit, shumë pasagjerë ishin akoma të bllokuar brenda mjetit.
Aksidenti bëri që një nga autostradat kryesore të Zvicrës të bllokohet nga të dyja anët e qarkullimit ndërmjet Brunaut dhe Wiedikon. Autobusi i përkiste kompanisë së transportit “Flixbus”.
Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”












