Kosova
Aksioni i “Kravatave për kryeministrin” pushton mediet evropiane
Ndër të tjera, "Die Welt” e publikon një fotografi nga ky aksion duke e përzgjedhur në mesin e fotove më të bukura të ditës
Aksioni simbolik “humanitar” për t`i dhuruar kravata kryeministrit Haradinaj, pos jehonës së konsiderueshme që bëri në mediet kosovare, nuk i ka shpëtuar as medieve të huaja. Kështu, botimet online të gazetave në gjuhën gjermane si “Die Welt”, Gjermani “Der Standard” e “Kleine Zeitung”, Austri, “Blick” e “Urboote Schweiz”, Zvicër etj. kanë “stolisur” ballinat e tyre me fotografitë e realizuara në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku ishin varur kravatat e grumbulluara, rreth 200 sosh siç është raportuar.
Sigurisht, krahas “kauzës humanitare” në të cilën aktivistët e kanë mbështetur aksionin e tyre, ka qenë edhe pamja simpatike me larminë e ngjyrave të kravatave ajo që ka vendosur sot fokusin e medive ndërkombëtare në Prishtinë. Kështu, për shembull, “Die Welt” e publikon një fotografi nga ky aksion duke e përzgjedhur në mesin e fotove më të bukura të ditës.
Sfondi i aksionit tashmë dihet dhe për të ka informuar me kohë albinfo.ch. Pra Kravatat dhe këmishët u dedikuan për kryeministrin e vendit pasi që ai në një debat televiziv kishte thënë se ia ka rritur vetes pagën sepse “duhet të blejë kravata dhe këmisha”. Kjo deklaratë ngjalli reagime nga shoqëria civile e cila e konsideroi si veprim të pamatur të Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për dyfish më të lartë, në një kohë kur pagat dhe pensionet e qytetarëve të vendit janë të mjerueshme.
Shumica e njoftimeve në mediet e huaja nga ky aksion marrin si shembull të kësaj pabarazie pensionin prej 75 eurosh që njëri nga “dhuruesit”, pensionisti Halil Xani thotë se vazhdon ta marrë. Krahasimi me pagën prej afër 3000 eurosh tregon se pensionistit do t`i nevojiten rreth 3 vjet për t`u “barazuar” me kryeministrin.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












