Lajme
Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit – a do të ketë nesër konfirmim?
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe disa të dyshuar të tjerë janë duke u akuzuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për 100 vrasje të dyshuara që pretendohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë.
Nesër, më 24 tetor, bëhen gjashtë muaj që kur Gjykata Speciale e Kosovës doli me aktakuzë ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Thaçi dhe Veseli janë duke u akuzuar se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Por, ende nuk ka konfirmim nga Dhomat e Specializuara rreth këtyre akuzave për dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Dhomat e Specializuara se a do të ketë nesër një konfirmim për aktakuzën ndaj Thaçi dhe Veselit, ata kanë thënë se nëse një aktakuzë do të konfirmohet, ajo do të bëhet publike menjëherë, përcjell Albinfo.ch.
“Derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet, ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, ka thënë për Insajderin zyra e Dhomave të Specializuara.
Dorëzimi i aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin është bërë më 24 prill të këtij viti.
Në njoftimin e Gjykatës Speciale të kësaj date thuhet se aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit përmban dhjetë pika, të cilët akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyrayr e personave, përndjekje dhe tortura.
Në këtë aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.
Sipas Gjykatës Speciale, krimet e paraqitura në këtë aktuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Ndërsa më 24 shtator të këtij viti është arrestuar Sali Mustafa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














