Lifestyle
Aktorja Aparacio thotë se do të bëhet inspirim për të tjerët
Një video amatore tregon emocionet e aktores Yalitza Aparicio, ylli i filmit “Roma”, teksa e merr vesh se është nominuar për aktoren më të mirë në Oscars. Aktorja meksikane ka thënë se nominimi i saj ka thyer shumë stereotipe, edhe për shtetin prej nga vjen.
“Është ndryshim drastik, sepse sinqerisht kurrë nuk kam menduar që kjo është e mundur. Mësoheni që njerëzit të cilët i shihni në televizion nuk duken si ju, madje vini në pikën kur mendoni se kjo nuk ju takon juve”, ka thënë aktorja.
Aparacio, 25-vjeçare, që kurrë më parë nuk kishte rol profesional, ka thënë se shpreson që do të shërbejë si inspirim për aktorët e tjerë që t’i ndjekin ëndrrat e tyre. “Roma”, i xhiruar i tëri në spanjisht dhe gjuhën indogjene meksikane, ka marrë 10 nominime për Oscar dhe është favorit për ta fituar çmimin kryesor.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet Shpenzimet për organizimin e një funerali në Zvicër mund të arrijnë shumë shpejt në disa mijëra... -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit -
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme














