Bota
Irani akuzon Francën për destabilizim të rajonit
Irani zyrtar ka akuzuar Francën se është një faktor destabilizues në rajon, pas kërcënimeve të ministrit të Jashtëm francez, për sanksione të reja kundër Teheranit, për shkak të programit bërthamor.
“Republika islame ka bërë gjithmonë thirrje për ruajtje të paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme iraniane.
Ministri i Jashtëm francez, Jean Yves Le Drian, të premten tha se Parisi është i gatshëm të rrisë sanksionet ndaj Teheranit, nëse bisdimet për programin bërthamor dhe ndikimin rajonal nuk shënojnë progres.
“Ne kemi filluar një dialog të vështirë me Iranin dhe derisa nuk arrihet progres, ne jemi të gatshëm të vendosim sanksione, ata e dinë këtë gjë”, tha Le Drian, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Jashtme e Iranit u përgjigj ndaj këtyre kërcënimeve, duke thënë se “programi bërthamor i Iranit nuk është i negociushëm” dhe paralajmëroi se “sanksionet e shteteve evropiane ndaj Iranit do të vënë në pikëpyetje raportet mes Iranit dhe atyre shteteve”.
Marrëveshja bërthamore e Iranit ishte arritur në vitin 2015 në mesin e gjashtë fuqive të mëdha botërore si Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Por, në maj të vitit 2018, SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet ndaj Teheranit.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











