Bota
Akuzohet mjeku francez për helmim të 17 personave
Franca ka nisur hetim penal kundër një doktori francez që dyshohet të ketë helmuar 17 persona.
Anesteziologu Frédéric Péchie tashmë është hetuar edhe për shtatë raste të tjera të helmimit, që në total kanë rezultuar me nëntë vdekje.
Prokurorët dyshojnë se ai me qëllim ka manipuluar me pozitën e tij duke krijuar situata urgjente, ashtu që të tregojë atë që di.
Péchier, i cili mohon këto pretendime, përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
Avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se hetimet nuk kanë vërtetuar asgjë.
“Ka mundësi që Doktori Pechier të ketë kryer këto helmime. Mirëpo, hipoteza nuk është asgjë më shumë se hipotezë”, ka thënë Borgne.
Pechier, 47-vjeçar, është hetuar gjatë majit të vitit 2017 për shtatë helmimet e para. Ai më pas është liruar, mirëpo i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Këtë javë ai është marrë në pyetje nga policia për 66 raste të sulmeve në zemër që u kanë ndodhur pacientëve gjatë operacioneve, ndonëse ato intervenime nuk ishin konsideruar shumë të rrezikshme.
Prokurori Etienne Manteaux u ka thënë mediave lokale se Pechier është “emëruesi i përbashkët” në secilën rast dhe se ai ka qenë në konflikt të hapur me kolegët e tij.
Pechier ka mohuar pretendimet, derisa avokatët e tij kanë akuzuar policinë se ka ndërhyrë në deklaratat që mjeku ka dhënë në intervistimin fillestar.
“Pavarësisht vendimit, karriera ime ka përfunduar”, u ka thënë ai gazetarëve.
“Askush nuk mund t’i besojë një doktori, që në një periudhë është akuzuar për helmim. Familja ime është e thyer dhe jam i frikësuar për fëmijët e mi”, është shprehur ndër të tjera Pechier.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena














