Shkurt.ch
Alarmante: 2 zviceranë në javë vdesin për mungesë organesh!
Aktualisht, vetëm 12 në 1 milion veta janë të gatshëm që pas vdekjes organet e tre të dhurohen për transplantim
Statistikat janë shqetësuese: 2 persona në javë vdesin në Zvicër në pritje të një organi për transplantim. Kjo tregon qarte gjendjen alarmante në këtë fushë, pasi që në Zvicër çdo vit vjen duke u zvogëluar numri i dhuruesve të organeve.
Gjendja është kaq serioze sa që Qeveria Federale në bashkëveprim me kantonet kanë vendosur të ndërmarrin diçka për ta ndryshuar atë, shkruan srf.ch. Fondacioni “Swisstransplant” ka përpunuar në këtë drejtim një plan masash që duhen ndërmarrë për sensibilizimin e popullatës me gjendjen.
Me këto masa që do të zhvillohen me moton “Më shumë organe për transplancione” qeveria dhe kantonet synojnë që deri në vitin 2018 të arrijnë që ratën e dhurimeve të organeve (pas vdekjes së dhuruesit) ta rrisin në 20 dhurues në 1 milion banorë, transmeton albinfo.ch. Kjo do të ishte një rritje prej 60 për qind në krahasim me vitin 2012.
Sipas Pierre-Yyves Maillard, kryetar i fondacionit “Swisstransplant” gjatë vitit të kaluar në Zvicër në listat e pritjes për një organ të dhuruar kanë pritur 1370 persona. Prej tyre mesatarisht kanë ndërruar jetë deri në 2 persona në javë, pasi që kishin pritur më kot se dikush do t`u dhuronte një organ.
Aktualisht, vetëm 12 në 1 milion veta janë të gatshëm që pas vdekjes organet e tyre të dhurohen për transplantim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











