Jeta në Zvicër
Alarm për alergjikët – stuhi poleni në Zvicër
Dielli po shkëlqen në Zvicër, temperaturat shkojnë nga 22 deri 25 gradë dhe një erë perëndimore fryn prej 50 deri në 60 kilometra në orë në gjithë vendin, shkruan Meteo News. Pra, ka kushte perfekte për një «ferr» alergjik. Për shkak se shumë pemë janë aktualisht në lulëzim, pluhuri prej polenit shkundet nga era – një stuhi e vërtetë poleni po mbizotëron në Zvicër.
Shumica e polenit vjen nga drunjtë që nuk shkaktojnë reaksione alergjike. Në Zvicrën perëndimore ka edhe polen që vjen nga drunjtë e ahut dhe pishat.
Tashmë poleni është qartë i dukshëm. Kështu qielli duket i verdhë dhe poleni shihet edhe nëpër objekte.
Në natën e ardhshme dhe të enjten të reshurat në Alpet qendrore mund të sjellin një lehtësim për alergjikët. Sidoqoftë, në Zvicrën perëndimore dhe veriperëndimore, në Plateau Qendrore, në Valais dhe në Jug, vlerat e ngarkesës së polenit mbeten të larta.
#Pollenflug, #Pollensturm im #Säuliamt. Danke #SRFAugenzeuge B. Federer.#hatschi #gsundheit ^gf pic.twitter.com/jIAh27i3ky
— SRF Meteo (@srfmeteo) April 25, 2018
Mit #Kaltfront werden bei uns #Pollen und Staub aufgewirbelt. Analog wirbelt eine Kaltfront in der #Wüste Sand auf, zum Beispiel in #Ägypten als #Sandsturm #Chamsin, in #Lybien als #Ghibli oder allgemein im Mittelmeerraum als #Scirocco. #SRFAugenzeuge ^ds pic.twitter.com/SsW7Lbi7Fp
— SRF Meteo (@srfmeteo) April 23, 2018
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranet skepitk Migros do të shesë hamburgerë të prodhuar nga mbeturinat e birrës...
-
Rreth 150 mëlçi transplantohen në të gjithë Zvicrën çdo vit
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje