Kosova
Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë, pamje nga momenti kur policia largon turmën
Gjatë mëngjesit të hershëm, sot, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Me të marrë informacionin ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 Nëntorit u anulua. Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.
Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.
I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin që ishte paraparë të performonte.
“Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











