Lajme
Alarmi për një ngarkesë eksplozivi bllokon autostradën A4 në Thayngen
Pas mbylljes në mëngjes, zyra doganore Thayngen-Bietingen është hapur sërish që nga mesdita. "Trafiku tashmë është kthyer në normalitet"
Punonjësite doganës në Thayngen (Schaffhausen) dyshojnë se kanë gjetur eksploziv duke kontrolluar një ngarkesë të dyshimtë në një veturë, herët në mëngjesin e të enjtes.
Sipas hetimeve fillestare, megjithatë, nuk dyshohet për motiv terrorist në këtë rast, raporton srf.ch.
Vendkalimi kufitar ka qëndruar i mbyllur për të gjitha automjetet gjatë disa orëve.
Sipas Prokurorisë Federale, nuk ka pasur as shpërthim dhe as të lënduar. Ajo drejton hetimet e policisë së kantonit Schaffhausen dhe Zyrës Federale të Policisë (Fedpol).
Specialistët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Cyrih po punojnë me një robot, për të neutralizuar ngarkesën me eksploziv.
Pas mbylljes në mëngjes, zyra doganore Thayngen-Bietingen është hapur sërish që nga mesdita, transmeton albinfo.ch. “Trafiku tashmë është kthyer në normalitet”, ka thënë Beat Kälin nga “Blauelicht” për SRF.
Para kësaj, në anën gjermane midis Hilzingen dhe Gottmadingen-Bietingen ishte formuar një bllokim trafiku pesë kilometra i gjatë. Makinat ishin bllokuar edhe në anën e Schaffhausen, por sipas policisë nuk ka paasur kaos në trafik.
(Foto: SRF)
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso













