Lajme

Alarmohet aeroporti ‘Charles de Gaulle’, policia franceze vret një person

Forcat e policisë franceze kanë vrarë një person pranë aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris, i cili ishte i armatosur me thikë dhe po kërcënonte kalimtarët.

“Këtë mëngjes oficerët neutralizuan një individ të armatosur me thikë në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle”, shkruhet në njoftimin e Departamentit të Policisë së Parisit në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Albinfo.ch.

Një burim nga aeroporti tha se incidenti ndodhi në Terminalin 2F, rreth orës 8:20 të mëngjesit, kur një burrë i pastrehë filloi të kërcënonte agjentët e sigurisë, raporton Cnn.

Fillimisht burri u largua, por u kthye më pas dhe nxori një thikë, kur një nga oficerët e qëlloi me armë.

Forcat e sigurisë kanë qenë në gatishmëri të lartë që nga sulmet terroriste të vitit 2015, kur humbën jetën 250 persona.