Muzikë
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen
Shoqeria Kulturoartistike AlbaKult në Zvicër, bashkë me përfaqësues institucionalë nga Kosova dhe autoritetet vendase zvicerane i bashkohen komunitetit shqiptar në një festë kulturore me mesazh uniteti dhe trashëgimie
Shoqëria Kulturoartistike “AlbaKult” organizoi një manifestim solemn në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke mbledhur në Ostermundigen një numër të madh bashkatdhetarësh të të gjitha moshave, si dhe përfaqësues institucionalë nga Kosova dhe autoritetet lokale zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Në këtë aktivitet festiv mori pjesë përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zvicër, Gjenis Haxhimehmeti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e shoqatave kulturore në ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë.
Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu presidenti i komunës së Ostermundigen, Thomas Itten, i cili uroi komunitetin shqiptar për festën e Pavarësisë. Ai shprehu dëshirën që, ashtu siç shoqata vendase Schützverein festoi së fundmi 100-vjetorin e themelimit në të njëjtën sallë, edhe “AlbaKult” në të ardhmen të shënojë një jubile të tillë në të njëjtin vend.
Manifestimi u nderua edhe nga veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë Behide Hasanajn, e cila mban titullin “Anëtare Nderi e Diasporës”, si dhe përfaqësues nga komuniteti afrikan në Zvicër, ndër ta priftëresha nga Nigeria, Pat Sanschi, dhe anëtarë të Forumit Zvicerano-Afrikan.
Pjesë e programit ishte edhe prezantimi i Shkollës Shqipe në Bernë, ku mësimdhënësja Mirsime Muja Durmishi po zhvillon mësimin në gjuhën shqipe në Bümpliz për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, duke dëshmuar angazhimin për ruajtjen e gjuhës amtare tek brezat e rinj.
Festa nisi me valle tradicionale dhe vijoi me një program të pasur me këngë dhe valle nga repertori kombëtar. U theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy shoqatave simotra, “Atdheu” dhe “AlbaKult”, të cilat përmes aktiviteteve të përbashkëta kontribuojnë në kultivimin e vlerave kulturore shqiptare në diasporë.
Atmosfera kulmoi me performancën e këngëtarit Adnan Daci, i cili solli energji dhe entuziazëm në sallë, duke bërë që vallja të vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes.
Një nga elementet më domethënëse të kësaj feste ishte pjesëmarrja e madhe e të rinjve, veçanërisht e moshës 18-vjeçare, të cilët iu bashkuan valleve tradicionale. Organizatorët e konsideruan këtë si një tregues pozitiv për vazhdimësinë e misionit të shoqërisë dhe për përfshirjen aktive të brezit të ri në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë Ferit Hoxha uron mësuesit shqiptarë: Ju mbani gjallë gjuhën dhe identitetin tonë në botë... -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë -
Berlin
Albanian Film Festival Berlin mbahet për herë të parë në zemër të Berlinit -
Katër nxënës nga Kosova kualifikohen në finalen ndërkombëtare të STEM në Romë
Jeta në Zvicër
-
Fluturime speciale nga Lindja e Mesme drejt Zvicrës pas tensioneve në rajon Pas krizës në Lindjen e Mesme, avionët nga Dubai dhe Abu Dhabi nisen sërish drejt Zvicrës... -
Këshilli Federal vazhdon të rrisë TVSH-në me 0.8 pikë për të financuar ushtrinë, pavarësisht kritikave -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryetar të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Kriza në Lindjen e Mesme ndryshon rrugët e turizmit zviceran











