Sport
Alban Rexha, margaritari i hokejit mbi akull
Vitin e kaluar, kur Albani qe angazhuar në SCL Tiger, kishte qenë shqiptari i parë që luante në një ligë evropiane të hokejit
Në mesin e një morie boksierësh e futbollistësh shqiptarë, të suksesshëm e më pak të suksesshëm, në Zvicër është vetëm një lojtar “për hasret” që kultivon sportin shumë të popullarizuar këtu, hokejin mbi akull.
Alban Rexha quhet 19 vjeçari nga Langnau i kantonit të Bernës, i cili luan për SCL Tiger të po këtij qyteti, skuadër që bën gara në ligën e parë të Zvicrës (NLA). Vitin e kaluar, kur Albani qe angazhuar si 18 vjeçar në ekipin e parë të SCL Tiger, ka qenë shqiptari i parë që ka luajtur ndonjëherë në ndonjë ligë evropiane të hokejit .
Në botë, para tij, ka qenë vetëm i famshmi Tahir Tie Domi, i cili njihet për lojën e tij “të fortë” në ligën e hokejit kanadez.
Ekspertët e hokejit e quajnë Albanin “margaritar”, nga i cili pret shumë jo vetëm SCL Tiger por i gjithë sporti i hokejit mbi akull i Zvicrës.
Më 2 tetor fillon sezoni i këtij sporti, që në sallat e Zvicrës mbledh shikues pothuaj sa futbolli. E pikërisht më 2 tetor të vitit të kaluar Rexha pati luajtur ndeshjen e parë me ekipin e tij, me ç`rast kishte shënuar edhe golin e parë.
Siç e patën regjistruar edhe mediet zvicerane atëbotë, ishte ky “goli i parë i shënuar nga një shqiptar-kosovar në hokejin zviceran” e më gjerë.
Albani është lindur dhe rritur në Langnau. Këtu ai nga fëmijëria e hershme ka ndjekur me pasion ndeshjet e hokejit. Kështu, angazhimi dhe ngritja e tij në fushën e akullt ka ardhur krejt natyrshëm. Ai ka luajtur tashmë me të gjitha grupmoshat hokej mbi akull dhe ka kaluar nëpër të gjitha sprovat që duhet të kalojë një lojtar i ri i këtij sporti interesant.
Tash është koha që ai shpalosë gjithë talentin dhe fuqinë e tij. Ai gëzon edhe simpatinë dhe përkrahjen e publikut të Langnaut dhe të Zvicrës. Tash e tutje, edhe të atij shqiptar.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













