Integrimi
Alban Ymeri, drejtor i Administratës komunale në qytetin austriak
Më 4 prill 2017 Albani merr “pushtetin” mbi çështjet administrative të këtij qyteti austriak, pasi që ka punuar në këtë sektor si jurist nga viti 2014
Nga një janari 2010 në krye të zyrës së drejtorisë administrative të qytetit Lienz ishte Dunja Ladstätter. Alban Ymeri ndërkq, ka punuar si zëvendës i saj në këtë post me përgjegjësi, shjkruan kleinzeitung.at. Por pasi që zonja në fjalë është tërhequr duke përgjysmuar përqindjen e punës, postin është dashur ta marrë zëvendësi i saj, pasi që është një detyrë që kërkon angazhim të qindpërqindtë.
Më 4 prill 2017 Albani merr “pushtetin” mbi çështjet administrative të këtij qyteti austriak, pasi që ka punuar në këtë sektor si jurist nga viti 2014, transmeton albinfo.ch. Këshilli i Komunës ka vendosur më 21 shkurt për këtë ndërrim postesh. Zëvendës i Alban Ymerit tash është Michael Praster.
Për Ymerin ky post nuk është i ri. Para se të merrte postin më të ri ai ka punuar në komunën Asslng si drejtues i zyrës administrative, përcjell albinfo.ch Veç kësaj, ai nga koha kur ka filluar punën si zëvendës i zonjës Ladstätter ka ushtruar shumë punë që i takonin asaj.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












