Sport
Albana Tërstena, kampione tenisi në Saarland të Gjermanisë
Në ndeshjen e luajtur dje, ajo u përball në finale me Julia Diehl. Albana fitoi finalen në 2 sete: 6:3, 6:4 .
Tenistja Albana Tërstena është shqiptarja e parë që shpallet kampione për U18 në landin Saarland në Gjermani. 16 vjeçarja e lindur në Ferizaj, këtë sukses e arriti pa e humbur asnjë set deri në finale, shkruan agjencia e lajmeve NOA.
Ndeshja e 16-vjeçares u zhvillua dje. Ajo u përball në finale me Julia Diehl, një talente që përkrahet edhe nga Federata Gjermane e Tenisit. Albana fitoi finalen në 2 sete: 6:3, 6:4. Për të ardhur deri te ky sukses Albana u përgatit intensivisht me trainierin e saj, Eduard Samuel.
Synimet e Albanës janë që një ditë të këndohet himni ynë kombëtar në “Roland Garos: të Parisit.
Albana përkrahet në çdo ndeshje të saj edhe nga Tifozat Kuq e Zi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










