Kosova
Albares: Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston Kosova
Por, ne nuk e njohim sovranitetin e saj
Ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka deklaruar se Spanja nuk do të ndryshojë qëndrim për pranimin e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht njohjes së pasaportave.
Sipas tij, Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun Kosovë-Serbi dhe afrimin e Prishtinës në Bashkimin Evropian.
“Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian. Sepse ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor, dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe, Përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, ka thënë Albares për mediumin “El Periodico Espana”, përcjell albinfo.ch.
“Edhe pse kjo nuk do të thotë, siç tregojnë këshillat juridike spanjolle dhe të të gjitha shteteve të Bashkimin Evropian, e them edhe një herë, s’ka nohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën, por i pranojmë pasaportat e tyre”, ka shtuar tutje ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












