Kosova

Albin Kurti del me dy propozime për president

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka propozuar disa emra për president të shtetit.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LVV-së, lideri i kësaj partie ka dalë me propozime për njërin prej posteve kryesore të vendit.

Figura e parë që ka propozuar Kurti është shkrimtari Rexhep Qosja, për të cilën LDK-ja nuk ka aspak afërsi.

Ndërsa, i dyti është nga familja Jashari. Bëhet fjalë për Muratin, i cili edhe më parë përflitej që dëshiron ta ketë postin e presidentit.

Mirëpo, këto propozime të Kurtit duket të jenë larg realitetit, pasi LDK-ja kusht kryesor për futje në bashkëqeverisje ka postin e presidentit të Republikës.

Vlen të theksohet se edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur përfundimisht që në rast se nuk plotësohet ky kusht, atëherë LDK-ja të mos e nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit.