Kosova
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Partitë politike intensifikojnë aktivitetet në diasporë para zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa edhe LDK-ja paralajmëron tubim në Winterthur me Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Në prag të zgjedhjeve të reja në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 7 qershor, partitë politike kanë intensifikuar aktivitetet e tyre edhe në diasporë, duke organizuar takime dhe tubime me bashkatdhetarët në vende të ndryshme të Evropës, shkruan albinfo.ch.
Në Cyrih është paralajmëruar një takim me mërgatën shqiptare ku do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Tubimi do të mbahet më 23 maj, duke filluar nga ora 18:00, në sallën “The Hall” në Dübendorf dhe pritet të mbledhë një numër të madh bashkatdhetarësh nga Zvicra dhe rajoni përreth.
Ndërkohë, një ditë më vonë, më 24 maj, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë një takim me diasporën në Winterthur.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi do të mbahet në ambientet “Royal Palace”, në adresën Holzwingerstrasse 42, duke filluar nga ora 14:00. Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët të marrin pjesë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën dhe rolin e saj në proceset politike dhe zhvillimin e Kosovës.
Tubimet në Zvicër konsiderohen pjesë e përpjekjeve të partive politike për mobilizimin e votuesve në diasporë, të cilët tradicionalisht kanë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet në Kosovë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën












