Lajme
KPLVV: Albin Kurti propozohet kandidat për kryeministër
Albin Kurti është propozuar tash në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvenodsje, për kandidat për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendsoje sot vendosi që Albin Kurti të nominohet kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës.
“Ka ardhur mundësia për ju që jeni lodhur duke parë që gjithçka shkatërrohet ta bëni ndryshimin. Ndryshimi është një emër, emri që kurrë s’ju ka lënë vetëm – Lëvizja Vetëvendosje. Në këto zgjedhje duhet të ndryshojmë më shumë se qeverinë, edhe shoqërinë. Me mua Kryeministër dhe me Vetëvendosjen në qeverisje do të ketë barazi në të drejta dhe mundësi”, ka thënë Kurti para delegatëve, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch
“Mjaftë më dhe kurrë më me rrena e mashtrime. Koha juaj ka përfunduar”, iu ka drejtuar kundërshtarëve politikë Kurti.
“Koha jonë po vjen sepse kësaj here nuk do të lejojmë të vidhet shpresa për ndryshim. Ju e dini kush është ndryshimi dhe kush mund ta bëjë ndryshimin e vërtetë. Zgjedhja është e juaja por mos u mashtroni nga retorika e thatë. Mos u besoni atyre që iu kanë mashtruar vit pas viti e zgjedhje mas zgjedhjeve. Vendimi më 6 tetor do ta përcaktojë të ardhmen e brezave që vinë pas nesh”.
Ai ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për fitore në zgjedhje.
“Më ndihmoni, më ndihmoni që të fitojmë më diferencë të madhe që ndryshimi të jetë i madh dhe fitorja të jetë masive, më ndihmoni ta ç’kapin shtetin. Më ndihmoni të ndërtojmë një të ardhme ku të gjithë do të jetojnë me dinjitet. Bashkë ama bash gjithçka është e mundur”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














