Kosova
Albin Kurti uron Lumir Abdixhikun
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia ka uruar pozitën e re në LDK Lumir Abdixhikut, atë të kryetarit.
Kurti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka pritur bashkëpunim ndërmjet opozitës dhe qeverisë, si dhe opozitarizëm, siç e quan ai, të fortë në legjislaturën e re, për të cilën nga partia e tij kanë thënë se do konstituohet në fund të marsit.
Postimi i plotë:
Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.
Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.
Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.
Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mund t’ia mohojë këtë të drejtë.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA













