Kosova
Alergjia e sotme rikujton helmimet e paraluftës të nxënësve
Gjatë ditës së sotme 26 zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë helmuar gjatë numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Serbia
Mbi 7 mijë shqiptarë, kryesisht të moshave të reja, ishin helmuar me gazra toksike. Nga incizimet e bëra simptomat tregojnë se nxënësit u helmuan me një lloj helmi toksik, i cili kishte ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim muskujsh, vjellje, alivanosje, çrregullim ndjenjash e shumë pasoja të tjera.
Disa prej tyre, thuhet se edhe më vonë humbën jetën si pasojë e dozës së lartë të helmit që kishin thithur.
Kjo ngjarje u rikujtua sot, edhe nga ekspertë të sigurisë, me t’u raportuar se në një qendër të numërimit të votave nga zgjedhjet që u mbajtën më 6 tetor në Kosovë, nga zarfet me vota që kishin ardhur nga Serbia, iu shkaktua alergji disa zyrtarëve.
Gjatë ditës së sotme 26 zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë helmuar gjatë numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Serbia.
Në mesin e 26 personave, nëntë janë shtrirë në QKUK, dy prej tyre janë shtatëzënë. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se pacientët kishin kruarje të duarve e të vjella.
Procesi i numërimit të votave është ndërprerë rreth orës 11:00 pasi thuhej se zarfet e ardhur nga Serbia kundërmonin. Këtë e ka deklaruar Besnik Buzhala nga divisioni i Shërbimit të Votuesve, përcjell Albinfo.ch.
“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala.
E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në Facebook ka treguar për helmet që përdor Serbia për këto raste.
“Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjensve biologjik”, ka shkruar Kajzati në Facebook.
Kajtazi e ka krahasuar helmimin e sotëm me helmimet e paraluftës që bënte Serbia në Kosovë.
“Një nga mjetet kimike te përdorura nga SDB ne vitet e tetëdhjeta është edhe “Tableta kundërmuese” e cila është hedhur ne panairin Ndërkombëtar te Librit ne Frankfurt, me qellim te sabotimit te këtij eventi kulturor për shkak te hapësirës qe ky panair i kishte ofruar shtëpive botuese te Emigracionit Politik Kroat”, ka shkruar ai.
Prokuroria Speciale ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje, e kanë reaguar nga partitë politikë Lista Srpska dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Derisa e dyta kërkon hetim të rastit dhe hetim të zarfeve që erdhën nga Serbia, Lista Srpska fajëson shqiptarët se kanë inskenuar një rast të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=8g3DHeSqua4
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











