Ali Ahmeti kërkon kandidatë nga diaspora shqiptare
"Do të mbështesim kandidatin të propozuar për deputet në zgjedhjet parlamentare 2011”, ka theksuar Ahmeti
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti thotë se me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë është krijuar mundësia që edhe bashkëqytetarët tanë, shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të mundet të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
Ahmeti ka thënë se partia të cilën e drejton ai, vlerëson lart rolin, peshën dhe rëndësinë e emigracionit shqiptar, apo siç është bërë zakon të quhet tani, diasporës shqiptare.
“Me përcaktim parimor për të përcjell vullnetin burimor të bashkëkombësve tanë në diasporë, ju lusim që pas konsultimeve të cilët ju do t’i bëni, pas koordinimeve që ju do të ndërmerrni, pas harmonizimit të cilin ju do e arrini, do ishte nder dhe privilegj për ne të përkrahim kandidatin tuaj të propozuar për deputet në zgjedhjet parlamentare 2011”, ka theksuar Ahmeti në një deklaratë me shkrim.
Sipas të gjitha dinamikave dhe afateve kohore, ai ka thënë se do kishte qenë e parapëlqyer që këto veprime diaspora t’i ndërmerr sa më shpejtë që të mundet, për faktin qe edhe BDI t’i kryejë procedurat tjera të parapara me ligj.
BDI-ja, sipas Ahmetit, zotohet të përkrah edhe formalisht emrin të cilin do e harmonizon diaspora shqiptare.
BDI-ja vlerëson se me mundësinë që i krijohet qytetarëve të Maqedonisë që përkohësisht jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet parlamentare atyre, u jepet mundësia e prezantimit të interesave të tyre dhe se do të kenë një zë në Parlamentin e Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













