Lifestyle
Alicia Vikander shkëlqen në qilimin e gjelbër të Festivalit të Cyrihut
Ajo eci në qilimin e gjelbër në Festivalin e Filmit të Cyrihut për shfaqjen e filmit të saj të fundit “Euforia”
Aktorja suedeze, Alicia Vikander, ka mbërritur në Festivalin e Filmit të Cyrihut.
Alicia Vikander eci në qilimin e gjelbër në Festivalin e Filmit të Cyrihut për shfaqjen e filmit të saj të fundit “Euforia”. Aktorja suedeze shkëlqeu në Zvicër, ku u bashkua me aktorin britanik, Charles Dance.
Vikander luan në filmin “Euphoria” në personazhin e një gruaje të quajtur Ines, e cila bashkohet me motrën e saj, Emilie, personazh që luhet nga Eva Green. Ato shkojnë për pushime së bashku, por Ines së shpejti zbulon se Emilie vuan nga një sëmundje dhe ka plane për t’i dhënë fund jetës së saj.
Filmi është i pari në gjuhën angleze nën regjinë e suedezes Lisa Langseth. Vikander gjithashtu luan në filmin e ardhshëm “Tomb Raider”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit










