Sport

Alioski nuk shënon, por asiston tri herë

Në takimin e parë të javës së 33-të zvicerane në mes Luganos dhe St. Gallenit, Ezgjan Alioski ka bërë tri asistime në fitoren e skuadrës së tij prej 3:2

Futbollistët shqiptarë edhe kur nuk shënojnë në Superligën zvicerane janë protagonist, shkruan albinfo.ch.

Në takimin e parë të javës së 33-të zvicerane në mes Luganos dhe St. Gallenit, Ezgjan Alioski ka bërë tri asistime në fitoren e skuadrës së tij prej 3:2.

Alioski dhe Sadiku ishin titullarë të padiskutueshëm për Luganon. Alioski luajti për 90 minuta, kurse Sadiku doli nga loja në minutën e 79-të.

Albian Ajeti ka hyrë në lojë në minutën e 46-të për St. Gallenin, kurse më pas u ndëshkua me karton të verdhë.

Lugano ndodhet në vendin e katërt me 47 pikë dhe me gjasa të mëdha do të luajë në kualifikimet për Ligën e Evropës.