Maqedonia
“Almiri”: Për shkaqe morale dorëheqet ministri i drejtësisë Bilen Saliji
Për shkak të rikualifikimit të rastit të “Almirit” ministri i drejtësisë në Maqedoni, Bilen Saliji (BDI, 43), ka dhënë dorëheqje, siç thotë vetë ai, për shkaqe morale.
Ai theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor, duke shtuar se nga marrja e detyrës e deri më tani ka arritur të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin Sopoti dhe Monstra.
“Me gjykimin për rastin Monstra dhe Sopoti u rikthye besimi tek unë por edhe tek opinioni, por me rastin e ditëve të fundit ndjej se ky besim në opinion dhe tek unë është i lëkundur me vendimin e prokurorit publik republikan pasi rikualifikoi aktakuzën për rastin e Almirit të Vogël. Ky vendim kontravers tani u kontestua edhe nga katër prokurorë publik republikan, të cilët informuan opinionin me qëndrimet e tyre”, theksoi Bilen Saliji
“Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe i tillë do të mbetet, por unë si i njeriu i parë në ekzekutiv për shkak të lëkundjes së këtij besimi ndjej obligim moral të jap dorëheqje nga posti i ministrit të drejtësisë, jo si akt i dështimit, por si akt i cili do të jetë senzibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por edhe i gjithë shoqërisë të reformave të pakompromis të sistemit gjyqësor”, vijoi më tej Saliji.
Me rikualifikimin e lëndës penale ku mbeti i vrarë Almir Aliu (4 vjeçar), agresori Boban Iliq u lirua nga paraburgimi pasi Prokuroria ndryshoi aktakuzën nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”. Në 21 mars janë paraparë protesta nga opozita shqiptare në Maqedoni për rastin e Almirit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar












