Shkurt.ch

Alpinisti britanik humb jetën në Matterhorn të Zvicrës

Një alpinist britanik ka humbur jetën teksa po zbriste nga mali Matterhorn në Zvicër.

Sipas një lajmi të “The Independent”, viktima është 24 vjecar, por nuk është identifikuar ende. Raportohet se me të ishin edhe dy persona të tjerë, por ata nuk janë lënduar, përcjell albinfo.ch.

Incidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:40, në një lartësi prej 3380 metrash.