Lajme
Altin Gjoni, shef i preferuar i kuzhinës së parlamentarëve italianë
Quhet Altin Gjoni, është shefi i kuzhinës që ka korrur sukses në Itali. Ai ka një rrugëtim 28-vjeçar në kuzhinën dhe kulturën italiane, përcjell albinfo.ch.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Altini ka treguar se ka shkuar në Itali në moshën 16-vjeçare dhe e ka filluar me larjen e pjatave. Më vonë bëri një kurs dhe nisi punë në një kuzhinë në Siçili.
Ndërkohë, tani është një shef kuzhine, madje ka punuar dhe si shef në dhomën e Senatit Italian, ku është zgjedhur si shefi i preferuar i kuzhinës së parlamentarëve.
“Kam shkuar në Itali që në moshën 16-vjeçare. Fillimet gjithmonë janë të vështira, sidomos kur flasim për profesionin e kuzhinës. Kanë një botë krejt tjetër, kulturë tjetër. Restoranti i parë ku punova ishte dashuria ime e parë që nuk harrohet. Fillimet e mia janë në Siçili, në restorantin e peshkut, aty ku unë kam një pasion të thellë te kuzhina e detit dhe aty gjeta hapësirën time”, ka thënë ndër të tjera Altini.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues













