CH-Ballkani
Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj në Kosovë
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka këshilluar qytetarët e saj që gjenden në Kosovë që të shmangin organizimet e mëdha dhe të jenë të vëmendshëm këto ditë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha, njofton albinfo.ch.
“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Ambasada ka sugjeruar qytetarët e saj që të jenë shumë të vëmendshëm. “Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në











